Operator Makinerie / Punëtor Prodhimi
Nova vas
Me Kontratë 1-3 vjet përvojë profesionale Në zyrë
ManpowerGroup është një lider global në ofrimin e stafit profesional dhe zgjidhjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke krijuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë klientët tonë të jenë të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht. Në emër te klientit tonë momentalisht jemi duke kërkuar Operator Makinerie ne Slloveni.
Vendndodhja: Kranj & Grosuplje
Lloji i Kontratës: Afatgjatë me kushte të favorshme
Përshkrimi i Kompanisë
Në emër të klientit tonë një lider në sektorin e prodhimit industrial jemi duke kërkuar punëtorë nga Kosova për t'u bashkuar me ekipin e tyre në Slloveni. Kjo është një mundësi e mirë për ata që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën në një ambient të organizuar dhe profesional.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Operimi i makinerive prodhuese dhe ndjekja e procesit teknik
- Montimi dhe kontrolli i produkteve sipas standardeve të cilësisë
- Përdorimi i veglave matëse si kalibrat dhe leximi i vizatimeve teknike (për Operator Makinerie)
- Puna në grup dhe përmbushja e detyrave të përditshme të prodhimit
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara- Për Operator Makinerie: Diplomë teknike ose përvojë e ngjashme (1 vit përvojë)
- Për Punëtor Prodhimi: Nuk kërkohet përvojë e mëparshme
- Njohuri bazë të gjuhës serbo-kroate
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e prodhimit
- Gjendje e mirë shëndetësore (pa probleme me mushkëri, alergji, astmë)
Çfarë Ofrohet- Paga fillestare rreth 1252.80 € bruto, me mundësi rritjeje sipas përvojës dhe kualifikimeve
- Shtesë për ndërrime, duke përfshirë pagesa ekstra për ndërrimet e natës
- Bonus prej 2000 €, plus shpërblim për Krishtlindje (400 €)
- Ushqim i organizuar në kantinë me 5 lloje ushqimesh dhe 60 € shtesë mujore për ushqim
- Ndihmë për gjetjen e akomodimit (kosto rreth 150 €/muaj)
- Transport i organizuar nga kompania me autobus
Orari i Punës- 3 ndërrime:
- 06:00 - 14:00
- 14:00 - 22:00
- 22:00 - 06:00
- Pas 6 muajsh, kalim në sistemin e plotë të ndërrimeve
Procesi i Përzgjedhjes
- Intervistë online përmes Viber
- Mbështetje gjatë gjithë procesit të rekrutimit
Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë përmes website ose email: [email protected]