ManpowerGroup është një lider global në ofrimin e stafit profesional dhe zgjidhjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke krijuar dhe ofruar shërbime që mundësojnë klientët tonë të jenë të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht. Në emër të klientit tonë, një kompani e njohur ne industrine e mikrofinancave, jemi në kërkim të një Zyrtar të Riskut Operacional në Prishtinë. Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Riskut
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
Duke përdorur njohuritë matematikore dhe statistikore të ndihmon në ndërtimin e modeleve të rrezikut në mbështetje të Menaxhimit të Riskut në Institucion;
Duke analizuar proceset, sistemin dhe aktivitetet, identifikon dhe vlerëson rreziqet operative te cilat mund të na drejtojne në humbje financiare apo dëme në reputacion.
Monitoron procesin e raportimit të incidenteve operacionale duke garantuar që të ruhet afati kohor, integriteti, kontrolli i cilësisë, dhe bën vlerësimin e ndikimit financiar të tyre;
Raporton në baza të regullta për rezultatet nga monitorimi i treguesëve kryesorë të Rrezikut Operacionale në institucion ;
Monitorin dhe raporton rreziqet kryesore operacionale dhe kontrollet kyçe që ekzistojnë në institucion ;
Monitoron, rishikon dhe komunikon ndikimin në profilin e rrezikut tek nismat e reja, duke përfshirë vlerësimet e produkteve të reja, ndryshimet në strategjitë e biznesit etj ;
Bashkëpunon me linjat e tjera të mbrojtjes për të identifikuar dobësitë në sisteme dhe procese dhe zhvillon plan të veprimit për zbutjen e rrezikut të dështimeve;
Organizon sesione të trajnimit dhe ngritje te ndërgjegjësimit në mesin e stafit për rreziqet operative, ndikimin e tyre dhe mënyrat për ti zbutur ato.
Detyra të tjera të caktuara nga Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar.
Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
Njohuri në lidhje me menaxhimin e operacioneve
Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office);
Gjykim të mirë dhe aftësi të mira analitike;
Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
Leja e vozitjes e preferueshme
Presim me kënaqësi aplikimin tuaj të plotë dhe CV-në tuaj, dhe të zbulojmë se si aftësitë tuaja përputhen me kërkesat tona dhe mundësinë që ju të bashkoheni me ekipin e klientit tonë. Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur për listë të ngushte do të kontaktohen.