Chief Executive Officer (CEO)

Pristina
General Management\Executive Office
Permanent 5-10 years of professional experience On-site

Manpower SEE është një ofrues lider i zgjidhjeve inovative në fushën e burimeve njerëzore, duke ofruar shërbime të plota të rekrutimit dhe menaxhimit të stafit për t’i ndihmuar klientët të kenë sukses në një treg pune gjithnjë në ndryshim. Me një përkushtim ndaj ekselencës dhe një kuptim të thellë të tendencave lokale dhe globale, ne lidhim profesionistë të talentuar me punëdhënësit më të mirë, duke nxitur rritje të qëndrueshme dhe rezultate afatgjata.

 

Në emër të një klienti tonë, institucion financiar i cili ofron zgjidhje inovative për pagesa elektronike, hua, këshillim për investime dhe tregtim të aksioneve apo obligacioneve – jemi në kërkim të një Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i/e cili/a do të udhëheqë kompaninë drejt zgjerimit në tregjet ndërkombëtare. Klienti ynë po zhvillon produkte unike në industrinë fintech, përfshirë zgjidhje për pagesa pa mjete të posaçme, pagesa pa fonde të menjëhershme dhe sisteme shpërblimi të pakufizuara – me vizionin për t’i ofruar këto shërbime në nivel global.

 

Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) është përgjegjës për drejtimin strategjik, menaxhimin e operacioneve dhe rritjen e qëndrueshme të kompanisë. CEO udhëheq organizatën drejt arritjes së objektivave financiare dhe operacionale, duke siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet e industrisë.

 

Detyrat Kryesore të CEO

 

Strategjia dhe Vizioni

  • Përcakton strategjinë afatgjatë dhe afatshkurtër në përputhje me misionin dhe objektivat e kompanisë.
  • Siguron që modeli i biznesit të jetë inovativ dhe konkurrues në tregun e shërbimeve financiare dhe teknologjike.
  • Propozon dhe prezanton plane strategjike para Bordit të Drejtorëve për miratim.
  • Ndërton një kulturë inovacioni dhe zhvillimi të vazhdueshëm, duke identifikuar mundësi për zgjerim në tregje të reja.

Menaxhimi i Operacioneve dhe Performancës

  • Mbikëqyr funksionimin e të gjitha departamenteve, përfshirë financat, kreditimin, teknologjinë, marketingun dhe operacionet.
  • Siguron që proceset dhe procedurat e brendshme janë efektive, të optimizuara dhe në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Monitoron performancën financiare dhe operacionale përmes raporteve të rregullta nga CFO dhe drejtorët e departamenteve.
  • Implementon masa për menaxhimin e rrezikut, për të mbrojtur kapitalin dhe stabilitetin financiar të kompanisë.

Marrëdhëniet me Bordin e Drejtorëve dhe Investitorët

  • Informon rregullisht Bordin e Drejtorëve për performancën financiare, projektet strategjike dhe sfidat e kompanisë.
  • Përgatit dhe prezanton raporte periodike mbi zhvillimet kryesore të kompanisë.
  • Bashkëpunon me aksionarët dhe investitorët për të siguruar mbështetje financiare dhe rritje të kapitalit për zgjerim.
  • Koordinon negociatat dhe partneritetet strategjike me investitorë dhe institucione financiare.

Lidershipi dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore

  • Ndërton dhe drejton një ekip të fortë ekzekutiv duke rekrutuar, zhvilluar dhe motivuar drejtuesit kryesorë.
  • Vendos strukturën organizative dhe përcakton qartë përgjegjësitë e secilit departament.
  • Siguron që politikat e punësimit dhe zhvillimit të stafit janë në përputhje me strategjinë e kompanisë.
  • Krijon një mjedis pune inovativ dhe produktiv, duke promovuar një kulturë të bazuar në performancë dhe etikë.

Menaxhimi i Marrëdhënieve me Institucionet dhe Partnerët

  • Siguron përputhjen e kompanisë me rregulloret e Bankës Qendrore dhe ligjet financiare në Kosovë dhe BE.
  • Negocion partneritete strategjike me banka, fintech-e dhe institucione financiare për të zgjeruar shërbimet.
  • Përfaqëson kompaninë në evente dhe forume ndërkombëtare, duke forcuar imazhin dhe ndikimin në sektorin financiar.
  • Angazhohet në dialog me rregullatorët për të ndikuar në zhvillimin e politikave financiare që favorizojnë inovacionin dhe dixhitalizimin.

Inovacioni dhe Zhvillimi i Produkteve

  • Identifikon mundësi për produkte dhe shërbime të reja, duke mbajtur kompaninë si lider në tregun fintech.
  • Mbikëqyr zhvillimin e teknologjive të reja financiare, si portofoli elektronik, pagesat QR dhe automatizimi i pagesave për bizneset.
  • Siguron që shërbimet të jenë të përshtatura për nevojat e klientëve, me fokus në thjeshtësimin e proceseve financiare.
  • Promovon hulumtimin dhe zhvillimin për të integruar inteligjencën artificiale dhe blockchain në sistemet ekzistuese.

 

 

Përgjegjësitë Kryesore të CEO

  • Përcakton strategjinë dhe drejtimin e kompanisë.
  • Mbikëqyr performancën financiare dhe operacionale.
  • Menaxhon marrëdhëniet me Bordin e Drejtorëve, investitorët dhe institucionet financiare.
  • Udhëheq ekipin ekzekutiv dhe promovon një kulturë të bazuar në inovacion dhe përgjegjësi.
  • Negocion partneritete dhe bashkëpunime strategjike.
  • Siguron përputhshmërinë me rregulloret dhe standardet financiare.
  • Drejton inovacionin dhe zhvillimin e produkteve të reja financiare.

 

Treguesit e Performancës (KPIs)

  • Rritja e të ardhurave dhe qëndrueshmëria financiare.
  • Zgjerimi i tregut dhe rritja e numrit të klientëve aktivë.
  • Implementimi i produkteve dhe shërbimeve të reja brenda afateve të planifikuara.
  • Efektiviteti i partneriteteve me institucione financiare dhe rregullatorë.
  • Suksesi i strategjive të menaxhimit të rrezikut për të ulur ekspozimin ndaj humbjeve.
  • Niveli i kënaqësisë së klientëve dhe përmirësimi i shërbimeve në bazë të feedback-ut.

 

Kriteret për Kryeshefin Ekzekutiv (CEO)

1. Kriteret e Përgjithshme

  • Diplomë universitare në Financa, Administrim Biznesi, Ekonomi, ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite përvojë në industrinë financiare, bankare, fintech ose sektorin e pagesave dixhitale, me të paktën 5 vite në rol drejtues ekzekutiv.
  • Njohuri të thella mbi:
  • Sistemet e pagesave dhe paranë elektronike.
  • Kreditimin dhe menaxhimin e rrezikut në institucionet financiare.
  • Rregulloret e Bankës Qendrore dhe kornizat ligjore për fintech.
  • Transformimin dixhital dhe inovacionin në financa.

2. Kriteret e Aftësive Profesionale

2.1 Lidership dhe Menaxhim

  • Vizion strategjik dhe aftësi për të përcaktuar drejtimin e kompanisë.
  • Aftësi për të drejtuar ekip ekzekutiv dhe zhvilluar kulturë të bazuar në performancë.
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e burimeve financiare dhe operacionale.

2.2 Ekspertizë në Sektorin Financiar dhe Teknologji

  • Kuptim i thellë i shërbimeve fintech, kuletës digjitale, pagesave me QR, BNPL, etj.
  • Eksperiencë në menaxhimin e portofolit të kredive dhe analizën e riskut.
  • Njohuri mbi modelet e biznesit të institucioneve financiare, përfshirë partneritetet me banka dhe investitorë.

2.3 Menaxhimi i Rrezikut dhe Përputhshmëria me Rregulloret

  • Kuptim i rregulloreve të Bankës Qendrore dhe standardeve ndërkombëtare për institucionet financiare.
  • Aftësi për të implementuar masa efektive të menaxhimit të rrezikut.

2.4 Negociata dhe Zhvillimi i Partneriteteve

  • Eksperiencë në negocimin e marrëveshjeve me institucione financiare, investitorë dhe rregullatorë.
  • Aftësi për të ndërtuar partneritete strategjike me banka, fintech-e dhe kompani teknologjike.

2.5 Inovacion dhe Adaptim në Teknologji

  • Mentalitet inovativ dhe gatishmëri për implementimin e teknologjive të reja.
  • Kuptim i koncepteve si Institucionet e Parasë Elektronike, Open Banking, API Integration dhe ndikimi i tyre në treg.

3. Kriteret e Aftësive Personale

  • Aftësi të fuqishme komunikimi dhe përfaqësimi në nivel të lartë.
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrje të shpejtë, veçanërisht në situata komplekse dhe me rrezik të lartë.
  • Aftësi për të menaxhuar ndryshimet dhe për të ndërtuar strategji afatgjata.
  • Integritet i lartë dhe etikë në biznes.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të ruajtur fokusin në objektivat e kompanisë.

 

Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme janë të inkurajuar të aplikojnë. Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Chief Executive Officer (CEO)
Job Application
Allowed extensions: doc, docx, pdf, txt. Maximum file size: 50MB.
Are You Willing to Relocate?
CAPTCHA
Enter the characters shown in the image.
This question is for testing whether or not you are a human visitor and to prevent automated spam submissions.
loading-gif